Milan arriti një fitore shumë të rëndësishme ditën e djeshme në transfertën e Fiorentinës, ku të besuarit e Stefano Piolit triumfuan me rezultatin 2-3. Nuk mund të mos ishte protagonist Zlatan Ibrahimovic, i cili u rikthye si titullar në këtë duel.
Gjiganti suedez shënoi goli e parë të sfidës si dhe goditi një herë shtyllën, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon. Goli i shënuar kundër Fiorentinës është i 15-ti në këtë sezon të Serie A për suedezin, i cili ka vendosur dhe një rekord tjetër.
39, 169 – Zlatan #Ibrahimovic, with 39 years and 169 days, is the oldest player to reach 15 goals in Serie A’s history. Eternal.#FiorentinaMilan #SerieA pic.twitter.com/8r8rJFwIEh
— OptaPaolo (@OptaPaolo) March 21, 2021
Sipas raportmit të “Opta”, Ibrahimovic bëhet lojtari më i vjetër në moshë që arrin në këtë kuotë golash në Serie A. Sulmuesi veteran është plot 39 vjeç e 169 ditë e nuk ka ndërmend të ndalet. Thjesht fenomenal. /abcnews.al