Zlatan Ibrahimoviç luajti mbrëm kundër Bologna një ndeshje që s’do e harrojë lehtë. Në këtë ndeshje Ibra i bëri të gjitha, shënoi gol, asistoi për shokun e skuadrës, por edhe autogol, në këtë rast duke shënuar në portën e tij.
Rekordet janë bërë për t’u thyer dhe Ibrahimoviç këtë e di shumë mirë. Me golin e shënuar ndaj Bolognas ai u bë lojatri i 4-t më i vjetër që ka shënuar në Seria A.
Vetëm 40 vjeç e 23 ditë është lojtari që arrinë të shënojë në kampionatin italian, duke treguar se mosha për sulmuesin suedez është thjeshtë një numër.
Futbollisti që mban rekordin është Alessandro Costacurta, i cili ishte 41 vjeç e 25 ditë kur realizoi një penallti në humbjen 3-2 të Milanit në shtëpi ndaj Udineses.
Pas tij është legjendari Silvio Piola që gjeti rrugën e rrjetën në moshën 40 vjeç e 131 ditë.
I treti është Pietro Vierchowod që arriti të shënojë gol në moshën 40 vjeç e 47 ditë.
I katërti është pikërisht Ibra që shënoi gol ndaj Bolognas mosha e të cilit është 40 vjeç e 23 ditë. Me formën që sulmuesi suedez ka treguar pavarësisht moshës, pas një viti mund të rrëmbejë vendin e parë, nëse vazhdon të luajë në këtë nivelë në Seria A.
40 – Zlatan Ibrahimovic has become the fourth-oldest scorer in Serie A history (40 years and 20 days), prior today there were only three players with goals with at least 40 years in the Italian top-flight: Costacurta, Piola and Vierchowod. Unstoppable.#BolognaMilan pic.twitter.com/kcqa9cyXjf
— OptaPaolo ? (@OptaPaolo) October 23, 2021
/f.a/abcnews.al