Emiliano Insua, mbrojtësi i majtë që ka luajtur edhe për skuadra si Liverpool dhe Atletico Madrid, është transferuar së fundmi në MLS, ku i është bashkuar Los Angeles Galaxy. Anësori nuk e gjeti në ekip sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, por në vendin e tij nuk ngurrojnë ta pyesin për suedezin.
Insua, në një intervistë të dhënë për programin radiofonik “Ataque Futbolero”, është shprehur se shokët e skuadrës nuk i kanë folur mirë për Ibrën. “Ata thonë se nuk ishte një shok i mirë skuadre, ndaj edhe u largua. Si lojtar ishte shumë i mirë, por siç më thanë ata, ai nuk ishte një koleg i mirë”.
LEXO EDHE: “Kam 300 milion në bankë dhe një ishull, të guxojë kush të flasë!”
“Sinqerisht unë nuk e njoh atë si njeri, por di që ka një personalitet të çuditshëm. Kur mbërrita në ekip, lojtarët e tjerë më thanë gjëra shumë private, por nuk do ishte e drejtë të flas për dikë që nuk e njoh dhe me të cilin kurrë nuk jam takuar”, shprehet Insua. /abcnews.al