Ibrahimovic: Turp që humbëm, s’e di nëse do të jem gjallë deri në ndeshjet e play-off

schedule10:40 - 15 Nëntor, 2021

schedule 10:40 - 15 Nëntor, 2021

Spanja arriti të mposhtë Suedinë me rezultatin 1-0, me gol të shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 86-të, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.

Kjo humbje ishte zhgënjyese për Suedinë, teksa sulmuesi kryesor Zlatan Ibrahimovic ishte shumë i mërzitur, edhe pse shprehej se është e turpshme mënyra se si kombëtarja e tij humbi.

“Kemi luajtur një ndeshje shumë të mirë. Bëmë një gabim dhe ata shënuan në fund. Ishte një ndeshje e mirë në përgjithësi. Kishim shanse më të mira se Spanja. Është turp që humbëm. Kundër këtyre skuadrave, një rast mund të jetë gol.

Ne do të mësojmë nga kjo. Të gjithë janë të zhgënjyer, por duhet të jemi pozitivë. Do të shohim se cilën skuadër do të jemi përballë në play-off, ka ende një rrugë të gjatë për të bërë. Nuk e di nëse do të jem ende gjallë deri në ndeshjet e play-off-it”, deklaroi pas ndeshjes Ibrahimovic.

Suedia mbyll kështu kualifikueset e Botërorit “Katar 2022” e dyta në grupin B, dhe tani pret të mësoja kundërshtarin e saj në ‘Play Off’. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!