Dinamo ka arritur të fitojë ndeshje me Kastriotit, ndeshje që është zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një fitore vendimtare kjo për blutë e kryeqytetit që arrijnë të marrin 3 pikë pas 3 javës me rezultate negative.
Pjesa e parë e ndeshjes mes bluve dhe krutanëve ishte pa shumë histori ku e gjithë loja është zhvilluar në mesfushë.
Edhe minutat e para të pjesës së dytë ishin e njëjta histori dhe për ta parë një gol është dashur minuta e 66, kur Agim Ibrahimi ka arritur të dërgonte topin në fundin e rrjetës, pa i lënë mundësi reagimi portierit të krutanëve Sali.
Një gol spektakolar nga ish-sulmuesi i Kukësit që i jep kështu avantazhin skuadrës së Dinamos.
Me këtë fitore blutë pozicionohet në vendin e 5-të me 13 pikë po aq sa Teuta që pozicionohet në vendin e 4-të, ndërsa Kastrioti vijon rezultatet negative duke u renditur në vendin e fundit të tabelës së klasifikimit me 5 pikë. /f.a/abcnews.al