Ibrahimaj: Të rrisim konkurrueshmërinë në kushtet e pandemisë

schedule17:53 - 18 Tetor, 2021

schedule 17:53 - 18 Tetor, 2021

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Takimin e Nisjes së Publikimit të “Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore 2021: Një vështrim politik”, organizuar nga OECD. Për shkak të pandemisë COVID-19 Ibrahimaj tha se konkurrenca e ekonomive tona është në proces rishikimi.

Konkurrenca e ekonomive tona është në proces rishikimi të udhëhequr nga situata e re ekonomike e pandemisë globale. Ne duhet të përqafojmë sfidat dhe mundësitë e reja në mënyrë që ta drejtojmë ekonominë tonë në një standard të lartë – një ekonomi e nxitur nga inovacioni”, u shpreh Ministrja Ibrahimaj në fjalën e saj.

Ndërkohë që edhe pse është bërë shumë sipas Ministres, ka ende për të përmirësuar në fusha,  si rritjen e përpjekjeve për të diversifikuar aksesin në financa, forcimin e aranzhimeve institucionale për pronësinë shtetërore, forcimin e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit përmes investimeve në kërkimin e sektorit publik dhe bashkëpunimin biznes-akademi; rritjen e  shoqërinë dixhitale duke investuar në aftësitë digjitale dhe duke përmirësuar teknologjinë e informacionit dhe komunikimit (TIK) në shkolla;  në mbrojtjen e mjedisit përmes politikave gjithëpërfshirëse të përdorimit të tokës dhe përmirësimit të trajtimit të ujërave të zeza, si dhe intensifikimin  në përpjekjet kundër korrupsionit duke përmirësuar mbrojtjen e sinjalizuesve dhe duke forcuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Raporti Outlook i Konkurrueshmërisë 2021 do të shërbejë si udhëzues edhe për përgatitjen e Programit të ardhshëm të Reformës Ekonomike 2022-2024 në mënyrë që të vendoset ekuilibri midis fuqive të brendshme dhe kërcënimeve të jashtme, me qëllim që të mundësojë rritje të qëndrueshme, rritje të punësimit dhe reduktim të borxhit publik, ka thënë ndër të tjera Ibrahimaj. I pranishëm ka qenë edhe ambasadori Soreca.

Duke parë gjetjet e “Perspektivës së Konkurrencës”, është inkurajuese  dhe vërej se Shqipëria ka bërë përparim në 10 nga 15 dimensionet. Kjo është koha e duhur për të rishikuar përparimin e bërë nga Shqipëria për përmirësimin e konkurrueshmërisë së saj dhe për të parë më me kujdes fushat që kërkojnë vëmendje urgjente. Përpara janë sfida kryçe duke përfshirë thjeshtimin e politikës tatimore, e cila ofron parashikueshmëri, ndërsa siguron menaxhim të mirë të të ardhurave, si dhe trajtimin e informalitetit dhe evazionit fiskal, që mbeten pengesa për konkurrencën e ndershme. Është thelbësore të përmirësohet klima e biznesit në Shqipëri, duke përfshirë zbatimin efektiv të sundimit të ligjit dhe konsolidimin e të drejtave të pronësisë,” tha Ambasadori i Bashkimi Evropian, Luigi Soreca.

Në këtë takim morën pjesë gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor (BB6): Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ministrja Ibrahimaj ka thënë gjatë fjalës së saj se duhet punuar më shumë për të rritur konkurrencën rajonale.