Ibrahimaj: Rritja do përkthehet në punësim, sa do rriten pagat vitin e ardhshëm

schedule13:36 - 26 Tetor, 2021

schedule 13:36 - 26 Tetor, 2021

Në Konferencën e Kryetarëve sot është diskutuar për buxhetin e vitit 2022. Ministrja e Ekonomisë dhe Financës, Delina Ibrahimaj mes të tjerash theksoi se rritja në të gjithë sektorët do përkthehet në punësim, duke shtuar se për 2022 parashikohet rritje ekonomike deri në 4%. Ajo pohoi se buxheti ka për synim rimëkëmbjen e ekonomisë.

Buxheti ka për synim rimëkëmbjen e ekonomisë. Rritje në të gjithë sektorët do përkthehet në punësim dhe do të ketë nxitje për krijimin e vendeve të reja të punës. Për 2022 parashikojmë rritje ekonomike deri në 4%”, tha ministrja.

Ibrahimaj në fjalën e saj theksoi se shpenzimet e personelit për vitin 2022, reflektojnë kostot e Administratës Publike aktuale, plus rritjen e pagave të parashikuar në sektorët e Shëndetësisë, Arsimit dhe Mbrojtjes. Ministrja theksoi se pagat për këto kategori në këta tre sektorë janë parashikuar të rriten me 6% duke filluar nga viti i ardhshëm.

Shpenzimet e personelit për vitin 2022, reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave kryesisht për sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes. Fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.4 miliardë lekë dhe parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit shëndetësor, arsimorë.  Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 90.6 miliardë lekë ose 4.9% e PBB-së”, parashikon Ministria e Financave në buxhet”, tha Ibrahimaj.

Ndërkaq Ibrahimaj u ndal në specifika duke folur për disa nga projektet që do të mbështen

“Në mbrojtje 1 miliardë lekë për emegjencat civile. NdërtimiiI Akademisë së Mbrojtjes, rritja e pagave për ushtarakët. Kulturë, do të financohet me prioritet projekti i teatrit të tiranës, shpronësim i iamfiteatrit të Durrësit, rrritja e pagave të teatrit të operas dhe baletit, qendra kombëtare për fëmijët dhe projekti i javës së kulturës europiane.  Do financohet agjencia e bregdetit…”, tha Ibrahimaj.