Zlatan Ibrahimovic po punon kundër orës për të qenë përsëri në dispozicion të Milanit sa më shpejt të jetë e mundur. Futbollisti ka disa probleme me tendinën e Akilit që e ka detyruar atë të pushojë për një periudhë kohe dhe tani mund të kthehet për ndeshjen ndaj Veronas më 16 tetor.
Në moshën 39 vjeçare, nesër mbush 40, qëllimi i tij është të zgjasë edhe më tej karrierën e tij dhe veçanërisht te Milani. Kontrata aktuale e suedezit përfundon verën e ardhshme, por synimi i tij, siç konfirmohet edhe nga kolegët e tij është zgjatja e kontratrës nëse do të bëhet e mundur deri në verën e vitit 2023, kur ai do të pensionohej nga futbolli.
Kjo do të thotë, se Zlatan premton akoma. Përpos dëmtimit, sulmuesi po afron një nivel shumë të lartë që nga kthimi në Milano. Mino Railo ka një ide të qartë për sulmuesin, dhe ajo rinovimi edhe për një vit tjetër. Sigurisht Ibra duhet të mbështetet nga fiziku i tij, përndryshe Milani do të rrezikojë jo pak. /abcnews.al