Zlatan Ibrahimovic është lojtar i lirë dhe për të nuk mungojnë oferta. Edhe pse 38 vjeç, sulmuesi është i bindur se akoma mund të bëjë diferencën në nivelet e larta të futbollit. Diçka e përsëritur në fakt.
“Mos u fokusoni te mosha ime. Akoma ndiej se mund të bëj diferencën në nivelet më të larta. Jam në pritje të ofertës së duhur. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, është shprehur suedezi, i cili është ngacmuar edhe në lidhje me një rikthim të mundshëm te Manchester United, apo në Suedi.
“Kam kaluar një periudhë të shkurtër dhe të suksesshme në Suedi. Ishte menduar që unë të shkëlqeja jashtë Suedisë dhe ta vendosja Suedinë në hartë. Nuk e shoh veten duke u kthyer mbrapsht. Nuk dua që të nis kaosin në futbollin suedez. E kam bërë diçka të tillë më herët”, tha Ibra.
“Rikthim tek United? Shumë do të ishin të lumtur nëse do të kthehesha tek United, Të luash në një klub si ai është gjithmonë një nder i madh. Asnjë lojtar nuk do e kishte refuzuar një mundësi për të luajtur aty. Momentalisht nuk ka asnjë gjë në tavolinë. Po pres ofertën e duhur”, ka përfunduar sulmuesi. /abcnews.al