Zlatan Ibrahimovic për herë të parë në jetën e tij do të provojë të jetë moderator i një spektakli në televizion. Ylli i Milanit do të marrë pjesë në Sanremo dhe tifozët e Milanit janë të shqetësuar për faktin se ai do të jetë i impenjuar atje, duke lënë disi pas dore skuadrën.
Por Pioli i qetëson tifozët dhe tregon planin e Ibras. Trajneri zbulon se Ibra do të mungojë në vetëm dy stërvitje në këtë javë dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet, teksa shton se një lojtar i nivelit të Ibras nuk e ka problem këtë lloj presioni.
“Unë flas çdo ditë me Ibran çdo ditë dhe kemi vendosur për programin e javës. Ai nuk do të jetë në dy seanca stërvitore këtë javë, por do të jenë në dispozicionin tim për dy ndeshjet e ardhshme dhe nëse ka një kampion që mund të përballojë këtë presion, është vetëm ai. Ai vetëm përfiton nga ky presion”, u shpreh Pioli. /abcnews.al