Ibra: Maradona fe, më i madh se futbolli! Bota e donte për një arsye

schedule13:11 - 28 Nëntor, 2020

schedule 13:11 - 28 Nëntor, 2020

Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi suedez i Milani, ka dhënë një intervistë për Sky Sport dhe është pyetur edhe për legjendën Maradona. “Më vjen shumë keq sepse për mua Maradona është më shumë se futboll.

Ai është legjendë, një fe për shumë njerëz. Kam pasur fatin ta takoj drejtpërdrejt dhe duke folur me të e konsideroj si një simbol për të gjithë futbollistët. Kur mendoni për numrin 10 për kë mendoni? Maradonën. Ai është simboli i numrit 10. Njerëzit sot duan të veshin fanellën me numër 10 për Maradonën”, ka thënë Ibra fillimisht.

Sigurisht rreth Maradonës do të ketë gjithmonë polemika për shkak të sjelljeve të tij jashtë fushe dhe jetës që bëri. Zlatan e anashkalon atë pjesë: “Nuk e di nëse ai bëri gjithmonë zgjedhjet e duhura, por ai bëri gjithçka me zemër dhe për këtë e donte e gjithë bota. Ai ishte gjithmonë vetvetja.

Futbolli modern ka shumë sportistë që përpiqen të jenë perfektë, që kurrë të mos gabojnë, por për t’u përmirësuar dhe për t’u rritur duhet të gabosh. Askush nuk është perfekt në lindje. Unë e gjykoj atë për atë që bëri në fushë.

Ajo që bënte jashtë fushës është një çështje që i përkiste atij. Secili jeton siç dëshiron. Ne duhet ta kujtojmë atë për atë që bëri në fushë dhe do të kujtohet përgjithmonë për diçka të tillë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!