Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ibra luan deri 50 vjeç me një këmbë, mbrojtësit duken si fëmijë para tij”

schedule10:59 - 21 Nëntor, 2020

schedule 10:59 - 21 Nëntor, 2020

Trajneri i Bolognas, Sinisa Mihajlovic, prezantoi drejtpërdrejt në “gazzetta.it” autobiografinë e tij, “Ndeshja e jetës”. Për këtë event ai kishte ftuar edhe disa emra të njohur të futbollit italian dhe jo vetëm si Zlatan Ibrahimovic, Francesco Totti apo dhe Roberto Mancini.

Një nga çështjet që u diskutua më shumë ishte pikërisht forma e sulmuesit të Milanit, i cili po mahnit Serie A me paraqitjet e tij. “Mbrojtësit e Serie A duken si unë me djalin tim 5-vjeçar kur luajnë kundër Zlatanit. Ata kanë frikë se mos ai i shikon.

Para ndeshjes Milan-Bologna unë u kërkova mbrojtësve të mi të mos kishin frikë, por ai ishte i pandalshëm dhe shënoi dy gola”, deklaron serbi. Për sulmuesin e Milanit foli dhe Francesco Totti, i cili nuk i kurseu elozhet për 39-vjeçarin.



 

“Zlatan mund të luajë deri në moshën 50-vjeçare dhe madje vetëm me një këmbë. Do kisha dashur të luaja me të e të shënoja edhe unë si Nocerino. Jam i lumtur që e shikoj duke luajtur në një nivel kaq të lartë.

Ibra është i fortë fizikisht, teknikisht mirë dhe është bukur ta shikosh duke luajtur. Lojtarëve të mëdhenj u pëlqen të vëzhgojnë dhe kanë disa lëvizje që nuk i shikon te lojtarët e tjerë. Jam krenar që ti e shkel ende fushën”, ishin fjalët e legjendës së Romës drejtpërdrejt për Ibrahimovic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!