Sulmuesi i njohur Zlatan Ibrahimovic, që tani luan për Milanin, i është përgjigjur pyetjes për kujtimin më të keq të karrierës së tij.
“Kujtimi im më i keq? Mendoj se është Barcelona. Por jo për shkak të futbollit. Aty u zhgënjeva, aty humba identitetin. Më pas e gjeta sërish dhe kjo më mundësoi të pushtoj botën”, tha Ibrahimovic për Canal Plus.
Zlatan Ibrahimovic luajti për Barcelonën në sezonin 2009/2010. Suedezi nuk ka pasur marrëdhënie me trajnerin e atëhershëm të skuadrës, Josep Guardiola. Në të njëjtën kohë, Zlatan shënoi 22 gola dhe dha 13 asistime në 46 ndeshje. /G.D abcnews.al/