Kohët e fundit po flitet shumë për rikthimin e Zlatan Ibrahimovic në kombëtaren suedeze. Sulmuesi i Milanit është në një formë shumë të mirë fizike dhe thirrja më e fundit vjen nga anësori i Juventusit, Dejan Kulusevski. Në një intervsitë për “Sky Sport” pas fitores së djeshme me Sassuolon, patrioti i Ibrës i bën një ftesë për t’u rikthyer tek Suedia.
“Ne i shkruajmë njëri tjetrit. Ai është një idhull për mua, pasi është vështirë që dikush në botë të mund të bëjë atë që Zlatan ka bërë. Kur ai flet për mua, më motivon shumë dhe më bën që të stërvitem edhe më shumë”, deklaron suedezi.
“Shpresoj shumë që ai të rikthehet në kombëtare dhe të luaj këtë vit në europian. Do të ishte e mrekullueshme për mua dhe për të gjithë Suedinë. Eja Ibra”, përfundon Kulusevski. Këtë sezon 39-vjeçari ka treguar dhe një herë se mosha është thjeshtë një numër, pasi deri më tani ka shënuar 10 gola në 11 ndeshje me Milanin në Serie A. /abcnews.al