Zlatan Ibrahimovic sa herë flet tërheq vëmendjen. Para pak kohësh dha një intervistë të gjatë dhe tha se i ishte ofruar PSG-së si drejtor sportiv.
Presidenti i francezëve, Nasser Al Khelaifi, kishte qeshur, por sigurisht një personaliteti si Ibrahimovic nuk i thotë dot njeri “jo” lehtë.
Deklarata e suedezit prek edhe Leonardon, drejtorin sportiv të PSG momentalisht. Braziliani është ngacmuar për diçka të tillë dhe ka thënë:
“Është një temë e bezdisshme, por kjo nuk ndryshon asgjë. Jam 52 vjeç, mund t’i lexoj dhe kuptoj qëllimet e Zlatanit.
E di mirë dhe nuk jam tipi që shkoj në shtyp për t’iu përgjigjur. Nuk dua t’i përgjigjem. Heshtja është përgjigjja më e mirë”. / abcnews.al