Ibra: Donnarumma mund të bëhej si Maldini, sa keq që iku. Giroud? I mirëpritur

schedule10:18 - 4 Qershor, 2021

schedule 10:18 - 4 Qershor, 2021

Zlatan Ibrahimovic ka humbur pjesëmarrjen në Euro 2020 me Suedinë për shkak të një dëmtimi. Lideri i Milanit ka prekur disa tema në prononcimin e dhënë për GDS, duke nisur nga Milani, largimi i Gigio Donnarumma dhe Oliver Giroud.

A jam i zhgënjyer për faktin që humba pjesëmarrjen në Euro 2020? Më i zhgënjyer jam për Milanin, pasi kam humbur shumë ndeshje. Do doja ta ndihmoja më shumë ekipin, pasi jam një tip që luan 50 ndeshje në vit.

Ndoshta duhet të jem disi më realist, duhet të kisha pretenduar më pak nga trupi im, por nuk mundëm, dua të luaj gjithmonë. Sidoqoftë, 18 muajt te Milani kanë qenë fantastikë. Ekipi u rikthye në Champions League, tifozët e meritojnë.

Doja të fitoja titullin, ishim aty në krye… Mentaliteti i skuadrës është rritur shumë në muajt e fundit, Milani është rritur si kolektiv dhe një gjë e tillë sjell përmirësimin e individëve“, deklaron Ibrahimovic, i cili ndalet edhe te largimi i Donnarumma.

Më vjen shumë keq. Ai është rritur këtu, mund të ishte portieri i Milanit për 20 vite, por mbase njëzet vite jo sepse nuk është Zlatan. Është portieri më i fortë në botë, mund të bëhej si Paolo Maldini te Milani.

Giroud? Sa më shumë lojtarë të nivelit të lartë të marrim, aq më mirë është. Giroud ka një përvojë të madhe dhe nuk kemi shumë lojtarë që kanë fituar trofe. Është i mirëpritur nëse bashkohet me ne“, përfundon Ibrahimovic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!