IAEA: Objektet bërthamore iraniane nuk kanë pësuar dëme të reja pas sulmit izraelit

schedule17:05 - 16 Qershor, 2025

schedule 17:05 - 16 Qershor, 2025

Drejtori i IAEA-s, Rafael Grossi, deklaroi se objektet kryesore bërthamore të Iranit, përfshirë Natanz dhe Fordow, nuk kanë pësuar dëme të reja që nga sulmi izraelit të premten. Ai konfirmoi se ndërtesat mbi tokë në Natanz janë dëmtuar, por strukturat nëntokësore, përfshirë sallën e kaskadave me centrifuga, kanë mbetur të paprekura. Edhe objektet në Fordow, të ndodhura thellë nën tokë, nuk kanë pësuar dëme të dukshme.

Sipas IAEA-s, janë shkatërruar infrastruktura elektrike dhe ka mundësi që mungesa e energjisë të ketë ndikuar te centrifugat. Gjithashtu, është raportuar ndotje kimike dhe radioaktive në vendin e sulmit. Disa qendra kërkimore janë dëmtuar në Isfahan, por objekte të tjera si reaktori në Bushehr nuk janë prekur.

Izraeli pretendon se sulmi kishte për qëllim parandalimin e një programi sekret iranian për ndërtimin e një arme bërthamore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!