Jude Bellingham u transferua merkaton e verës, që sapo lamë pas për shifrën e 103 milionë eurove, te “Galaktikët” e Real Madrid dhe deri më tani ka vërtetuar, se ia ka vlejtur çdo qindarkë e derdhur, nga 14 herë fituesit e Champions League, në arkat e “Verdhezinjve” gjerman, të Borussia Dortmund.
I të njëjtit mendim është edhe ish-“kollosi” i mbrojtjes, së “Bardhezinjve”, të Juventus, Andrea Barzagli, i cili në një prononcim, për mediat italiane, të dhënë së fundmi ëstë shprehur me bindje të plotë, se “fantazisti” anglez i mesfushës, Jude Bellingham është nga ata lojtarë, që ia vlen të shpenzosh plot 100 milionë euro, në merkato.
“Imapkti i tij në një skuadër si Real Madrid ishte impresionues. Ai është një futbollist moder dhe një ‘vrasës gjakftohtë’ në metrat e fundit të fushës. Ka fizik të jashtëzakonshëm, cinik para portës dhe shumë teknik. E them me bindje se ai është nga ata lojtarë që ia vlen të shpenzosh 100 milionë euro, në tregun e transferimeve.
Real Madrid dhe Manchester City janë pretendentet për të fituar Champions Leaguen. “Galaktikët” dihet që kanë historinë me vete në këtë kompeticion ndërsa City është fituesi në fuqi. Megjithatë, Champions League është një kompeticion shumë i vështirë dhe që jo gjithmonë e fiton skuadra më e mirë”,- u shpreh ish-“shtylla” e qendërmbrojtjes së “Zonjës së Vjetër”. /i.m /abcnews.al