Policia në Republikën Çeke ka zbuluar shtesën më të fundit në flotën ë saj të makinave, një Ferrari e aftë të arrijë shpejtësinë 326 km/h.
Policia tha se makina i ishte konfiskuar kriminelëve.
Kostoja prej 12.000 Euro e konvertimit të makinës për përdorim policor ishte pothuajse e njëjtë me blerjen e një hatchback të ri Skoda, shtuan ata.
Ferrari 458 Italia do të përdoret për goditjen e garave të paligjshme rrugore dhe ndjekjen e makinave të vjedhura.
Me vija fluoreshente të verdha dhe blu, automjeti do të përdoret nga departamenti special i mbikëqyrjes dhe do të drejtohet nga oficerë të trajnuar posaçërisht.
Jiri Zly, kreu i departamentit të trafikut të policisë, tha se Ferrari do të përdoret kundër “shoferëve më agresivë” në rrugët çeke.
Policia çeke ka qindra automjete të konfiskuara që vijnë nga kriminelët dhe përdoren për të luftuar aktivitetin e rëndë kriminal në të gjithë vendin./Abcnews.al/

