Shigeki Nakamura është japonez, por ka zgjedhur të përfaqësoje Kosovën në sportin e xhudos. 32-vjeçari “dardan” ka garuar në Kupën Evropiane të Xhudos, që është zhvilluar në Dubrovnik të Kroacisë, duke ia dalë të fitojë medaljen e artë.
Pasi fitoi dy duelet e para kundër sllovenëve Aljaz Plantaku dhe Goran Kelevan, “dardani” kaloi në gjysmëfinale. Përballë serbi Djordje Stanojevic, të cilin Nakamura e mposhti pa probleme. Finalja i vuri përballë një tjetër serb, Aleksandar Rajicic.
Nakamura nuk u ndal në finalen e kategorisë 73 kg, ia doli të triumfojë përballë rivalit serb dhe i dhuroi medaljen e artë Kosovës. Afër medaljes së artë ishte edhe Flaka Loxha, e cila dështoi në finalen ndaj italianes Veronica Toniolo (kategoria 57 kg). Loxha kishte eliminuar serben Teodora Copic, ndërsa në gjysmëfinale ajo mposhti sllovenen Anna Marie Ograjensek. /abcnews.al