“Ia dëgjoj këngët me kënaqësi”, Manjola Nallbani flet për kohën kur i jepte mësim Elvanës

schedule08:08 - 10 Maj, 2021

schedule 08:08 - 10 Maj, 2021

Manjola Nallbani ka folur rrëfyer së fundmi detaje nga jeta personale dhe profesionale. Gjatë një interviste në “E diell”, këngëtarja u ndal gjithashtu dhe tek Akademia e Arteve, ku ajo jep mësim prej vitesh.

Duke folur për këngëtarët, Manjola u ndal tek Elvana Gjata, të cilën e ka patur studente në vitin e parë të studimeve. Manjola tregoi se Elvana ka qenë një studente e rregullt që nuk mungonte, duke shtuar se që atëherë e ka spikatur potencialin muzikor që ajo ka.

“Ia dëgjoj këngët me kënaqësi. Edhe sikur mos të më këndonte asnjë ditë në klasë, mjafton që unë e kuptoja sa e talentuar ishte. Ajo ishte shumë e talentuar dhe absolutisht i kam vënë 10 me shumë kënaqësi.”, u shpreh Manjola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!