“Ia dalim në Mynih”, Arteta: I “dhuruam” dy gola “Bavarezëve”

schedule18:16 - 10 Prill, 2024

schedule 18:16 - 10 Prill, 2024

Nuk mund të kishte rezultat më të drejtë, për atë çka dhuruan 90 minutat e lojës, me “Topçinjtë” e Arsenal, që e mbyllën në barazimin, 2 me 2, sfidën e parë çerekfinale, të UEFA Champions League, ndaj “Bavarezëve” të Bayern Munich, duke dhuruar kështu spektakël, për të pranishmit, në “mitikun” e Londrës, “Emirates Stadium”.

Pas ndeshje, gjatë një konference të shkurtër të dhënë për mediat, një koment mbi paraqitjen e “Topçinjve” e bëri edhe tekniku i tyre, Mikel Arteta, i cili theksoi se ishin pikërisht djemtë e tij, që i “dhuruan” dy gola, “Bavarezëve”, teksa shprehet i vendosur për të fituar, sfidën e kthimit, në “Allianz Arena”, më 17 prill.

“Nuk mund t’i lësh asgjë kundërshtarëve në një kompeticion si Champions League. Ne i dhamë dy gola Bayern Munich-ut dhe në raste të tilla kundërshtari të ndëshkon gjithmonë në Champions League. Megjithatë do të shkojmë në Mynih dhe do të luajmë për fitore, kemi ende mundësi për t’ja dalë”,- u shpreh tekniku spanjoll. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!