I zhvati 115 mijë euro, “Piranjat” përballin mashtruesin dhe viktimën, ndiqeni sonte në 21:01 në Abc

schedule18:03 - 26 Prill, 2022

schedule 18:03 - 26 Prill, 2022

Mashtruesit online nëpërmjet platformës Forex janë shtrirë në të gjithë globin. Edhe në Shqipëri operojnë me dhjetëra call center ilegale që nëpërmjet mashtrimit zbrazin xhepat e shtetasve të huaj, kryesisht italiane.

Lexo edhe:“Piranjat” demaskojnë pedofilin, ndiqeni sonte në orën 21:00 në Abc

Njëri prej tyre ka ardhur në Tiranë për t’u përballur me personin që sipas tij i ka zhvatur plot 115 mijë Euro.

Piranjat e kanë ndjekur këtë histori duke arritur t’i përballin me njëri-tjetrin, mashtruesin dhe viktimën. Për më gjatë këtë histori interesante mund ta ndiqni sonte në orën 21 01.

Lexo edhe:VIDEO/ “Kujdes me mua….!” Kujtim Gjuzi, shumë i shqetësuar nga “Piranjat”, çfarë ka ndodhur mes tij dhe emisionit që fillon të martën?

“Piranjat”, emisioni më i ri në ABC, nis transmetimin sonte në mbrëmje me një “Show” të vërtetë, si në studio, ashtu edhe në temat e trajtuara.

Nën moderimin e Florian Binaj dhe Arilena Arës programi do të ketë si pike referimi temat investigative, por pa lënë mënjanë, reportazhet, shakatë nëpërmjet kamerave të fshehta, si dhe ritmin e lartë dhe batutën nga dy moderatorët në studio.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!