I zhgënjyer me arbitrimin ndaj Newcastle, Arteta: Është e turpshme ajo që ndodhi

schedule15:53 - 5 Nëntor, 2023

schedule 15:53 - 5 Nëntor, 2023

“Topçinjtë” e Arsenal regjistruan mbrëmjn e së shtunës, humbjen e parë sezonale në Premier League, teksa në “St. James’ Park” djemtë e teknikut Mikel Arteta u mundën, nga “bardhezinjtë” e Newcastle me rezultatin minimal, 1 me 0, pas golit të Anthonyr Gordon që shkaktoi shumë polemika.

Pas ndeshjes, disa fjalë për mediat i tha edhe teknikut spanjoll, i cili gjithë “inatin” e tij e ka me arbitrimin e sfidës, pasi tek Arsenal pretenduan për dalje të topit jashtë në momentin e golit të Gordon, si dhe për një faull të Joelinton.

“Është e turpshme ajo që ndodhi! Ne gjithmonë themi se ky është kampionati më i bukur në botë. Ndodhem këtu prej 20 vitesh, por tani më vjen turp që jam pjesë e gjithë kësaj. Ne po përpiqemi të bëjmë gjëra të pabesueshme dhe të jemi në nivelin më të lartë çdo javë. Kur nuk jemi mjaftueshëm mirë, unë ngre duart lart dhe marr përgjegjësitë”,- u shpreh Arteta. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!