I zhdukur prej një jave, nëna vlonjate gjen djalin e vdekur në shtëpi

schedule10:48 - 19 Shkurt, 2022

schedule 10:48 - 19 Shkurt, 2022

Një 46-vjeçar është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në banesë në Vlorë nga nëna e tij. Mësohet se 46-vjeçari me iniciali A.A ishte shpallur i humbur më datë 11 shkurt.

“Më datë 19.02.2022, është gjetur i pajetë, në banesë,  nga nëna e tij, shtetasi A. A.,46 vjeç , banues në lagjen “24 Maji”, i cili ishte shpallur i humbur më datë 11.02.2022.”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!