Policia e kryeqytetit bën të ditur se në rrugën e “Ullishtes”, në afërsi të Liqenit të Thatë, është gjetur i pajetë shtetasi me inicialet G. S., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati Nr 2 Tiranë më datë 08.08.2019, për largim nga banesa. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.
I zhdukur prej 8 ditësh, gjendet pajetë 31-vjeçari
schedule21:15 - 16 Gusht, 2019
schedule 21:15 - 16 Gusht, 2019