“I zgjodhëm vetë miqësoret të vështira”, Sylvinho: Sfidat e duhura për të përgatitur Evropianin

schedule17:43 - 24 Mars, 2024

schedule 17:43 - 24 Mars, 2024

Mbrëmjen e së hënë, “Legjionarët” e Kombëtares së Shqipërisë do të zhvillojnë në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, në testin e dytë zyrtar para fazës së grupeve, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, teksa si kundërshtar do të kenë Kombëtaren e Suedisë, me “Vikingët”, që ka jo pak emër në futbollin botëror.

Siç e do zakoni, një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp në kuadër të kësaj sfide, nga ku tekniku Sylvinho fillimisht u shpreh se miqësoret e marsit u kërkuan nga vetë ne, në këtë shkallë të lartë vështirësie e më tej theksoi se momenti ynë duhet vlerësuar, duhen marrë shënime dhe të përgatitim në Evropian.

“Ne duhet të kuptojmë diçka, që kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur. Kemi dy ndeshje shumë të vështira, që kemi kërkuar. Jo vetëm miqësore që të luajmë, por të provojmë se ne duhet të përgatitemi për një Evropian. Pyetja është e pashmangshme, lojtarët e mendojnë listën, në jetë e dimë siç është. Por siç tha Ramadani, për ta është momenti të japin gjithmonë si skuadër dhe kjo është ajo që u bëjmë të qartë për të gjithë.

Punojmë të gjithë bashkë këtu, nuk është individuale. Momenti ynë duhet vlerësuar, duhen marrë shënime dhe të përgatitim në Europian. Suedia është një skuadër shumë e fortë me vlera individuale shumë të forta. Praktikisht në historinë e tyre kam parë Larson, Ljungberg, ibrahimoviç, shumë të tjerë, histori e bukur futbolli. Ata kanë bërë Europian e Botërorë. E dimë që është ndeshje e vështirë, por duhet të provojmë dhe pastaj kur të kthehemi në Tiranë do të vlerësojmë pak e shumë gjithçka.

Djemtë janë shumë të motivuar e karikuar, ne duhet të kuptojmë që nga ana tjetër është një forcë e rëndësishme. E përsërit që i kemi zgjedhur me dashje të tillë. Për shembull Sanchez ka fituar gjtihçka në jetën e tij. Ne e dimë forcën tonë e duhet të provojmë të përmrësohemi. Ata janë të karikuar, ne kemi bërë një rrugëtim shumë të mirë në kualifikuese dhe tani kemi ndryshime që duhen përgatitur për Evropianin.

Ka shumë rëndësi rezultati, gjithmonë, por në këto momente duhet të vlerësojmë gjithçka, provojmë lojtarë. Është moment i bukur. Por lojtarët janë në ankth që të bëjnë mirë që të sigurojnë një vend në 23-she. Nuk mendoj në këtë aspekt të flas me ta, ata janë të karikuar, ne duhet të punojmë si skuadër. Nesër duhet të futemi në fushë përballë një skuadre shumë të lartë teknik”,- u shpreh tekniku brazilian. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!