James Rodriguez është mungesa e madhe e Kolumbisë në dy ndeshjet eliminatore të Botërorit Katar 2022 dhe në Kupën e Amerikës 2021, kompeticion që do të zhvillohet këtë verë në Argjentinë (13 qershor-10 korrik).
Fantazisti u transferua verën e kaluar tek Everton dhe sezonin e mbylli me 6 gola dhe 9 asiste. Gjendja fizike e 29-vjeçarit nuk është e mirë. Stafi mjekësor i kombëtares latine ka mbetur i zhgënjyer nga përgjigja e testeve.
Jugador desconvocado de la Selección Colombia Masculina de Mayores.
? https://t.co/ZydAm0pt2a#SelecciónColombiaMasculina ?? pic.twitter.com/xxxaRYPyiE
— Selección Colombia (@FCFSeleccionCol) May 28, 2021
Në kushte të tilla, trajneri Ruenda ka zgjedhur të mos e fitojë për takimet ndaj Perusë dhe Argjentinës, por lojtari nuk do të marrë pjesë as në Kupën e Amerikës. Në vend të James është ftuar Edwin Cardona. /abcnews.al