I vuri zjarrin pyllit në Vaqarr, arrestohet 57-vjeçari

schedule09:40 - 13 Shtator, 2020

schedule 09:40 - 13 Shtator, 2020

Policia ka arrestuar një 57-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrvënies në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr, në Tiranë.

Blutë njofojnë se është vënë pranga I.A., 57 vjeç, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr, kishte rënë zjarr dhe ishin djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar.

57 vjeçari akuzohet për për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.

Njoftimi i policisë:

Identifikohet dhe arrestohet në kohë rekord, autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Prush,Njësia Administrative Vaqarr.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr, kishte rënë zjarr dhe ishin djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i provave të grumbulluara u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” i shtetasit I.A., 57 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

g.v/abcnews.al