Një 27 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet se i ka vënë zjarrin një makine.
Sipas policisë mësohet se i riu në orët e mesnatës i ka vendosur zjarrin një makine që ishte e parkuar përpara një banese.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të djegies së automjetit, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërimi i pronës me zjarr“./abcnews.al