I vuri tritolin lokalit tek ‘Uji i Ftohtë’, Gjykata e Vlorës jep masën për 28-vjeçarin

schedule15:26 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 15:26 - 16 Dhjetor, 2024

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest ne burg” për shtetasin Beqir Selamaj.

28 vjeçari u arrestua pak ditë më parë nga policia, ndërsa akuzohet për veprën penale të shkatërrimit të pronës për vendosjen e një sasie lënde eksplozive në një lokal në zonën e ujit të ftohtë në Vlorë.

Sakaq, Selamaj rezulton me precedent penale në fushën e narkotikëve dhe vjedhjes së pasurisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!