Një person u plagos me thikë mesditën e sotme në Korçë pas një sherri mes pronarëve të resorteve në Moravë. Abcnews.al ka siguruar pamjet e momentit, si nis konflikti, ku përfshihen disa persona, ndërsa njëri prej tyre kërcënon duke i vendosur pistoletën në kokë.
Policia njoftoi se ka qenë Anri Reli i cili dyshohet se ka qëlluar me thikë Sotiraq Mishën banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në spital.
Shkaku i sherrit ka qenë prona, pasi i kanë bizneset pranë njëri tjetrit në Malin Moravë. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. /Abcnews.al/