“I vrave dhe më kërkoje t’u bëja portrete”, piktorja shpërthen ndaj 33-vjeçares që dyshohet se i mori jetën të bijave

schedule13:50 - 11 Prill, 2022

schedule 13:50 - 11 Prill, 2022

“I vrisje dhe më pas më kërkoje që tu bëja portrete. Kam mbetur pa fjalë”, ka thënë piktorja që krijoi portretet e Malenës dhe Irisit pas vdekjes së tyre, dy vajzave që dyshohet se u vranë nga e ëma në Greqi.

Aleksandra Krezia është artistja që kishte bashkëpunuar me Roula Pospirgoun për të realizuar porterete e dy fëmijëve. Roula Pispirgou akuzohet se ka gisht në vrasjen e 3 fëmijëve të saj, Malenës, Irisit dhe Georginës.

Lexo edhe: Urdhër për hapjen e varrit të 9-vjeçares në Greqi, dyshohet se u vra nga e ëma

Pas lajmit se 33-vjeçarja shkoi në paraburgim, piktorja ka bërë një postim në Facebook, ku shpërthen kundër nënës 33-vjeçare,Dyshohet se Roula u jepte të bijave substance të rrezikshme toksike për të shkaktuar vdekjen e tyre graduale, pa lënë gjurmë. Megjithatë së fundmi mjekët specialist kanë thënë se kanë gjetur shenja mbytjeje ne trupat e vajzave./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!