I vrau nusen, 61 vjeçari kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj të birit

schedule14:34 - 12 Prill, 2022

schedule 14:34 - 12 Prill, 2022

Vrasja e 30 vjeçares Merushe Hazizi nga vjehrri i saj ishte e paralajmëruar pasi ata kishin debate të vazhdueshme me njëri tjetrin.

Për 61 vjeçarin Xhevair Hoxha ishte plotësuar në polici kërkesë padia për t’u pajisur me urdhër mbrojtje ndaj djalit të tij, por e kishte rrëzuar nga Gjykata.

Sherri në familje kishte nisur tre vite më parë ku djali i Xhevairit kishte filluar të bashkëjetonte me Merushen, e cila ishte nëna e tre fëmijëve nga një martesë e mëparshme.

Lexo edhe: EKSKLUZIVE/ La gruan me 1 fëmijë, mori Merushen me 3: Xhevairi ishte betuar për ta vrarë. Nga tradhtia e të birit te tragjedia me dy viktima

Gazetarja Valbona Davidhi mëson për abcnews.al se djali i Xhevairit kishte ndarë bashkëshorten e tij të parë, me të cilën kishte një vajzë duke filluar të bashkëjetonte me 30-vjeçaren Merushe Hazizi, e cila kishte nga ana e saj tre fëmijë të tjerë.

Kjo gjë nuk është miratuar nga Xhevair Hoxha tre vite më parë duke bërë që çifti i ri të shkonte për të jetuar në një shtëpi me qira në Fier. Ndëkrohë që ndodhte kjo, 61-vjeçari ishte betuar se do ta vriste 30-vjeçaren, e cila sipas tij i shkatërroi familjen e të birit. Dhe ashtu ndodhi.

Lexo edhe: E rëndë në Fier, 61 vjeçari vret bashkëjetuesen e djalit dhe më pas var veten në pemë

Rrëzimi i kërkesë padisë për urdhër mbrojtje nga Gjykata ka çuar sot në këtë krim tronditës brenda familjes. 61 vjeçari  e ka vrarë me thikë nusen në ambientet e shtëpisë dhe më pas ka dalë pas banesës ku ka varur veten në një pemë.

Lexo edhe: E vrau me thikë se nuk e donte për nuse, zbulohet motivi i krimit tronditës në Fier

Policia ka rrethuar shtëpinë e krimit dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave.

/abcnws.al