I vranë gjeneralin, lideri çeçen e pranon: Kemi pësuar humbje në Ukrainë

schedule14:28 - 1 Mars, 2022

schedule 14:28 - 1 Mars, 2022

Kreu i Republikës Çeçene të Rusisë, Ramzan Kadyrov ka pranuar më në fund se ushtria e tij ka pësuar dëme gjatë sulmit në Ukrainë.

Sipas asaj që Kadyrov shkruan në rrjetet sociale, çeçenët kanë humbur dy ushtarë gjatë përplasjeve të fundit në Ukrainë, ndërkohë që janë plagosur disa të tjerë.

Kadyrov thotë se ushtarët e tij kanë marrë urdhër që të mos sulmojnë civilët, prandaj edhe kanë pësuar dëme vetë. Ai gjithashtu u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të dezertojnë dhe të luftojnë “krah për krah” me forcat ruse dhe çeçene, raporton abcnews.al.

Lexoni KËTU të gjitha zhvillimet nga lufta në Ukrainë

Më herët, ministri i Mbrojtjes së Rusisë pranoi se kishin humbur disa ushtarë në Ukrainë, duke mos bërë me dije shifra. Nga ana tjetër, Ukraina deklaron se kanë vrarë 5 700 ushtarë rusë dhe kanë shkatërruar gati 200 tanke gjatë ditëve të para të luftës.

Ukraina raportoi dy ditë më parë se kishin vrarë edhe gjeneralin e famshëm çeçen Magomed Tushayev. Ushtria vendase tha se ai vdiq gjatë një sulmi ndaj autokolonës së çeçenëve në very të Kievit ku u vranë edhe shumë të tjerë.

Abcnews.al sjell të përmbledhur zhvillimet e sotme nga lufta në Ukrainë:
  • Në Kharkiv – qyteti i dytë  më i madh i Ukrainës – u vranë të paktën 10 persona dhe 20 të tjerë u plagosën pas një sulmi me raketë në sheshin kryesor të qytetit, pranë një godine qeveritare.
  • Presidenti i Ukrainës e quajti sulmin rus ndaj objektivave civile një akt “terrorizmi shtetëror” dhe akuzon Rusinë për krime lufte
  • Në një fjalim në një sesion të posaçëm të parlamentit të BE-së, ai apeloi për anëtarësim në bllok, duke thënë se unioni do të ishte më i fortë me Ukrainën në të.
  • Një sulm artilerie nga rusët thuhet se ka vrarë 70 ushtarë ukrainas në qytetin verilindor të Okhtyrka.
  • Një kolonë e madhe automjetesh të blinduara ruse po përparon drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
  • Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, duket se ka ofruar një justifikim të ri të pushtimit rus – duke i thënë një konferencë të OKB-së se gjithçka po ndodh për të parandaluar armatosjen e Ukrainës me armë bërthamore
  • Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson akuzoi Rusinë për sulme “barbare dhe pa dallim” dhe thotë se është i gatshëm të intensifikojë sanksionet ekonomike për aq kohë sa duhet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!