I vodhi unazën pacientes së vdekur, akuzohet ndihmës mjekja

schedule09:03 - 15 Nëntor, 2019

schedule 09:03 - 15 Nëntor, 2019

Ndihmës mjekja Lisa Darlene Glaze është akuzuar për vjedhjen e unazës nga dora e pacientes Gloria Robinson, e cila vdiq pasi u transportua në spitalin CHI St Vincent Hospital në Arkansas.

Glaze punonte në dy spitale dhe dyshohet se mori unazën nga dora e Robinson më 16 tetor dhe më pasi e shiti atë në një dyqan.

Autoritetet njoftuan se familja e Robinson vuri re që tre unaza mungonin tek sendet e saj personale, dy prej të cilave u gjetën disa ditë më vonë, por një unazë e tretë ende mungonte.

Më pas një dyqan pengjesh raportoi në polici shitjen e unazës prej diamanti tek autoritetet më 24 tetor. Policia vuri në pranga Glaze./abcnews.al