Një 42-vjeçar nga Lezha është arrestuar pasi akuzohet për vjedhje.
Policia bën me dije se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. L., 42 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Vjedhja”.
Në njoftimin e bluve thuhet se 42-vjeçari ka vjedhur automjetin e shtetasit N. J., 30 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, shtetasit K. L. iu gjet dhe iu sekuestrua një përforcues grushti (dorezë metalike).
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al/