I vodhi lekët pacientit që vdiq nga Covid, dënohet me 5 vite burg infermierja

schedule11:17 - 5 Tetor, 2021

schedule 11:17 - 5 Tetor, 2021

Gjykata e Tiranës ka dënuar me pesë vite burg, infermieren Roniada Hysa, e akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga Covid-19 në spitalin Infektiv. Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i Hysës u ul në 4 vjet e 4 muaj burg.

Hysa u arrestua në janar të këtij viti. Ajo u denoncua nga djali i pacientit që ndërroi jetë. Hetimi provoi se infermierja kishte terhequr gati 60 mijë lekë në bankomatë të ndryshëm përmes kartës së pacientit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!