EMRAT/ I vodhën varësen e floririt një gruaje dhe më pas u larguan, arrestohen dy të rinjtë në Tiranë

schedule11:26 - 17 Gusht, 2024

schedule 11:26 - 17 Gusht, 2024

Dy të rinj, Danjel Meci dhe Luis Mija, janë identifikuar dhe kapur nga policia e Tiranës. Mësohet se ata dy ditë më parë, i kanë vjedhur varësen një shtetaseje dhe më pas janë larguar.

Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta shtetas kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Necklace”.

I vodhën varësen e floririt një shtetaseje, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se dy persona i kishin vjedhur varësen një shtetaseje, në Rrugën e Elbasanit, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Necklace”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, u identifikuan, kapën dhe ndaluan shtetasit  23 vjeç, dhe 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.08.2024, në Rrugën e Elbasanit, i kanë vjedhur varësen një shtetaseje dhe më pas janë larguar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta shtetas kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!