Durrës – Një makinë është shkrumbuar nga flakët gjatë orëve të vona të natës së djeshme.
Mësohet se në orën 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.
Njoftohet se në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/