I vihet 600 gr eksploziv “Benz”-it në Vlorë, pronari shpëton për mrekulli, xhenio e çaktivizon

schedule10:29 - 22 Nëntor, 2020

schedule 10:29 - 22 Nëntor, 2020

Një makine në Vlorë i është vendosur eksploziv mbrëmjen e djeshme, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Pronari i makinës tip “ML” S. Binaj rreth orës 01:30 e ka piksur pakon e dyshimtë poshtë makinës duke njoftuar policinë.

Efektivët e Vlorës rrethuan lagjen “Hajro Çakërri” dhe njoftuan ekspertët e xhenios nga Tirana që kryen shpërthimin e kontrolluar rreth orës 03:30. Sasia e eksplozivit mendohet se ishte rreth 600 gr.

Policia ka nisur hetimet për të shkuar në gjurmët e autorëve./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!