Mbrëmja e 23 marsit nuk ishte një nga më të mirat për basketbollistin e Denver Nuggets, Jamal Murray. Ky i fundit është përfshirë në një skandal në rrjetet sociale.
Nga “Instagrami” i tij u postua në story një video me përmbajtje erotike, ku shfaqej 23-vjeçari së bashku me të dashurën e tij. Videoja u hoq disa minuta më vonë, por tashmë ishte shumë vonë pasi pamjet u kopjuan dhe u bënë virale brenda pak minutash.
Murray e mbylli më pas llogarinë e tij në “Instagram” dhe më pas me anë të një reagimi në “Twitter” sqaroi situatën e pazakontë. “Si fillim i kërkoj falje tifozëve. Llogaria ime është hakur. Po punojmë për ta zgjidhur këtë problem. Faleminderit!”, janë fjalët e yllit të NBA-së./abcnews.al
First and foremost I would like to apologize to my fans. My account has been hacked, currently working on the issue. Thanks ??
— Jamal Murray (@BeMore27) March 22, 2020