”I vetmi vend në botë që proteston”, Rama: S’jemi këtu për të ulur naftën për X5-at që bllokojnë rrugët

schedule11:55 - 13 Mars, 2022

schedule 11:55 - 13 Mars, 2022

Kryeministri Edi Rama ia prezantoi paketën e Rezistencës Sociale me 7 pika, disa punonjësve të një biznesi. Përmendi heqjen e taksës mbi fitimin për pagat deri në 40 mijë lekë, ndërsa sërish tha se ndihet i turpëruar që në Shqipëri po protestohet, sipas tij nga njerëz që kanë Iphona dhe makina X5.

Një ditë pasi e bëri publike, kryeministri Edi Rama ua prezantoi paketën e Rezistencës Sociale, një grupi punonjësish në një biznesi në Tiranë.

“Masa për ta future menjëherë në fuqi, heqjen e taksës mbi pagën deri në 40 mijë lekë. Nuk do paguhet tatimi mbi fitimin”

Në prill pagës minimale i shtohen 2 mijë lekë, duke u bërë 32 mijë lekë, ndërsa Rama premtoi rritje të vazhdueshme të saj.

“Është bërë si mode se pagat në Shqipëri janë 200 mijë lekë, jo pagat janë 30 mijë lekë dhe menjëherë nga muaji prill, fillon rritja e pagës minimale 32 mijë lekë. në fund të këtij mandati të mos ketë pagë nën 40 mijë lekë, ambicia deri në fund të mandatit”.

Shtresat që preken më rëndë nga rritja e çmimeve janë pensionistët, për të cilët qeveria ka dy paketa.

“Indeksim të çmimit për pensionistë, plus 30 mijë lekë të vjetra për pensionistët e vetëm, invalid, tetraplegjikë, dhe ata me ndihmë ekonomie”

E theksoi sërish se ndihet i tupëruar, që Shqipëria, është i vetmi vend ku protestohet, për efektet që jep lufta në Ukrainë.

“Vetmi vend i botës që del dhe bën protesta për llogari të ca personazheve që duan prapë të përfitojnë nga situate, si ujku në mjegull. 25 minuta…Këtu janë disa që dlain me makina x5 dhe bëjnë protesta me drita I- Phonash”

U përgjigj dhe për akuzat e vjedhjeve.

“Vjedh vjedh vjedh, po jo mo se unë jam i gjatë dhe nuk i fus dot duart në xhepa…”

/abcnews.al