“I vetmi ligj që s’ka pas një oligark”, Bushati për ndryshimet në Kodin Rrugor: Aksidentet shkaktohen nga të fortët

schedule10:55 - 13 Korrik, 2022

schedule 10:55 - 13 Korrik, 2022

Si të vetmin ligj që nuk ka nga pas një oligark, e ka cilësuar deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati, ndryshimet e propozuara nga Taulant Balla për Kodin Rrugor.

Është i vetmi ligj që s’ka nga pas një oligark. Natyrisht nëse s’keni vendosur të jepni me koncesion edhe policinë. Qeveria harton ligje në funksion të oligarkëve. Kjo praktikë u thye. Shpresoj të mos ketë pas diçka”, tha deputeti, në komisionin Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisi projektligjin për ndryshimet në Kodin Rrugor.

Bushati vlerësoi nismën, duke theksuar se ulja e shpejtësisë do të ndikojë pozitivisht, megjithatë solli në vëmendje se aksidentet në vendin tonë shkaktohen kryesisht nga të fortët dhe fëmijët e politikanëve, të cilët shkelin rregullat.

Lexo edhe: Ndryshime në Kodin Rrugor, Balla: Kufizim shpejtësie për shoferët e rinj, zgjatet afati i patentave

“Ajo që prek më shumë qytetarët është siguria rrugore.  Nuk kemi asgjë kundër. Por kjo nuk na ndalon të konstatojmë atë që po ndodh sot. Numri kryesor në aksidente vjen duke iu referuar të rinjve nga ata që janë të biznesmenëve dhe politikanë, nga njerëz të fortë që qarkullojnë pa patenta apo nga vetë persona të veshur me pushtet. Këto janë ato që shkelin më tepër Kodin Rrugor”, tha Bushati.

Deputeti shtoi më tej, se një problem tjetër është edhe niveli i dobët i rrugëve dhe mungesa e sinjalistikës.

“Niveli i rrugëve shumë i dobët. Mungesa e investimeve në sinjalistikë. Në mandatin e parë ministrat në vazhdimësi kanë ngritur problemin e sinjalistikës. Sot ne kemi një sinjalistikë jashtëzakonisht të dobët. Këto janë problemet që cënojnë sot sigurinë.

Unë besoj se do të ketë efekte pozitive ulja e shpejtësisë. Por unë besoj se duhet respektuar ligji edhe nga fëmijët e politikanëve dhe të fortëve”, tha Bushati. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!