I vetëm në qeli, ish ministri Tahiri kalon natën e parë në burg

schedule10:39 - 5 Shkurt, 2022

schedule 10:39 - 5 Shkurt, 2022

Ish ministri Saimir Tahiri, ka kaluar natën e parë në dhomat e paraburgimit të 313 në Tiranë.

Burime për abcneës.al bëjnë me dije se ish ministri i Brendshëm ka kaluar natën i vetëm në qeli. Ndërkaq mësohet se ai ka përshëndetur dhe folur me gardianët e burgut, ku nuk është shfaqur fare i shqetësuar dhe i tensionuar.

Ndër të tjera mësohet se në qelinë e tij nuk ka pasur as televizor.

LEXO EDHE: I vihen prangat Saimir Tahirit, sa vite do të vuajë në burg ish-ministri

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me burgun që do të vuajë dënimin Tahiri, nëse ai nuk do të lëvizë nga ky burg apo do shkojë në një burg tjetër siç është 302-shi, apo burgu i Vaqarrit.

Pas një seance maratonë

GJKKO një ditë më parë pas një seance maratone e ka dënuar Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’, të cilit me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal

Ndërkohë në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!