I veshur me të zeza, si u masakrua prostituta shqiptare në Itali, dëshmitarët: U mbulua në gjak

schedule22:08 - 7 Shkurt, 2021

schedule 22:08 - 7 Shkurt, 2021

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga masakrimi i shqiptares që punonte si prostitutë në Milano, Luljeta Heshta. 47-vjeçarja është goditur 5 herë me thikë dhe është tërhequr zvarrë nga një person që ishte i veshur me të zeza, i cili pas krimit u largua me shpejtësi duke humbur gjurmët.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës në Itali, ndërsa shqiptarja vdiq në spital disa minuta pas ngjarje duke mos u mbijetuar plagëve të marra.

“Dëshmitarët panë viktimën të shtritë në tokë të mbuluar në gjak. Ajo punonte si prostitutë dhe kishte disa precedentë të vegjël.

Shqiptarja kishte 5 plagë thike, 2 në këmbën e majtë dhe 3 në pjesën e prapme. Kalimtarët thanë se shqiptarja u godit nga një burrë i veshur me të zeza, i cili e ndoqi dhe e qëlloi disa herë” shkruajnë disa nga mediat italiane.

Prokurori i dosjes u bëri thirrjeve qytetarëve që cilido që e ka parë autorin të japë informacion.

“Kushdo që e ka parë burrin që iku pas ngjarjeve të na kontaktojë. Ne po kërkojmë një burrë të veshur me të zeza që u largua pas krimit” tha ai.

Nuk dihet ende nëse autori ishte një klient i prostitutës shqiptare. “Tani për tani, nuk ka asnjë hipotezë të përjashtuar, hetimet janë në proces” tha prokurori./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!