Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“I veshur me bluze të zezë dhe sende të forta në duar”, si policia fsheu djalin e deputetit Rraja

schedule15:44 - 7 Korrik, 2023

schedule 15:44 - 7 Korrik, 2023

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra ka ndarë detaje të reja nga vonesa e Policisë së Shtetit për ngjarjen e rëndë në Fushë-Krujë.

Ajo ka theksuar se në deklaratën e policisë së ditës së enjte, nuk ka asnjë iniciale të djalit të deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, i cili në videon e publikuar shihet me sende të forta në duar.

“Ajo që bie në sy në këtë video është se një nga personat me bluzë të zezë, është Rexhep Rraja, djali i Rrahman Rrajës. Nga një deklaratë e policisë ditën e djeshme, shohim se nuk ka asnjë incial të tij në deklaratën e policisë edhe pse në videon e bërë publike, ai shihet me sende të forta.



Një nga personat që mbeti në gjendje të rëndë nga dhuna e ushtruar, thuhet që ka lënë Spitalin e Traumës, por kjo gjë është hedhur poshtë nga familjarët”, u shpreh Kodra.

Kujtojmë që derimë tani janë të arrestuar Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!