I vendosi GPS pasi dyshonte se e tradhtonte, i riu masakron me thikë të dashurin e gruas

schedule20:56 - 10 Gusht, 2022

schedule 20:56 - 10 Gusht, 2022

Një burrë në Itali i cili dyshonte se e tradhtonte gruaja, i vendosi asaj një GPS në makinë, për ta parë se ku shkonte.

Disa ditë më vonë duke ndjekur gjurmët e GPS, 35-vjeçari L.B e gjen gruan e tij me të dashurin 40-vjeçar, dhe në inat e sipër e godet këtë të fundit 9 herë me thikë.

40 vjeçari ka përfunduar në gjendje të rëndë në Poliklinikën Casilino. Ndërkohë shtetasi me iniciale L.B u arrestua me akuzën e tentativës për vrasje. Për momentin ai ruhet në spital, ku ndodhet i shtruar nga plagët e marra gjatë sherrit me dashnorin e gruas.

L.B. kishte kohë që dyshonte se gruaja e tij kishte një lidhje dhe për të zbuluar të vërtetën ai I vendosi fshehurazi një GPS në makinën e saj për. Dhe kështu të shtunën e 6 gushtit ai zbuloi se gruaja ndodhej në shtëpinë e 40-vjeçarit. L. B. mori një thikë dhe shkoi në shtëpinë ku ndodhej gruaja e tij. Sapo i dashuri i gruas i doli para ai e goditi 9 herë me thikë.

Britmat e gruas kanë alarmuar fqinjët të cilët më pas i kanē shpëtuar jetën 40-vjeçarit ndërsa L. B. iku me vrap para mbërritjes së policisë. Por pak pas orësh policia arriti ta arrestonte autorin i cili i kishte duart ende me gjak nga krimi që kishte kryer.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!