37 vjeçari Maxwell Azzarello që i vuri flakën vetes jashtë gjykatës në Manhattan, ndërsa mbahej gjyqi i ish-presidentit Donald Trump, ka vdekur në spital të premten në mbrëmje.
Ai ishte dërguar në gjendje kritike në spital dhe mjeket nuk kishin dhënë garanci për jetën.
37 vjeçari hodhi benzine mbi trup përpara se të hidhte në ajër një tufë pamfletesh në parkun përballë gjykatës dhe më pas t’i vinte zjarrin vetes. Janë ende të paqarta motivet e vetëflijimit të 37 vjeçarit. Azzarello udhëtoi nga Florida në New York në fillim të kësaj jave. Sipas policisë, familja e tij nuk ishte në dijeni për këtë udhëtim.
Deri tani nuk ka ndonjë informacion qe zjarri te kishte lidhje me gjyqin e Trump. Por ngjarja ndodhi menjëherë sapo përfundoi përzgjedhja e jurisë për gjyqin e Ish presidentit. Vete Trump ishte në ndërtesën e gjykatës për të marrë pjesë në kete proces, por u largua nen masa sigurie gjatë incidentit. Të hënën nisin deklaratat e para në gjyqin penal ndaj Donald Trump në New York.
Në një seancë dëgjimore këtë pasdite, avokatët e Trump argumentuan kundër lejimit të prokurorëve që të marrin në pyetje ish-presidentin për çështjet e tij ligjore të së kaluarës nëse ai dëshmon, duke përfshirë gjykimin për mashtrimit civil prej 355 milionë dollarësh dhe çështjen e shpifjes së E. Jean Carroll. Vete Trump u tha gazetarëve se do të dëshmonte gjatë gjyqit.
/abcnews.al/