I vendosën eksploziv një objekti në ndërtim në Lezhë, shkon në 2 numri i të arrestuarve

schedule09:16 - 30 Qershor, 2021

schedule 09:16 - 30 Qershor, 2021

Në kuadër të operacionit të koduar “Eksplozivi” një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim.

Policia e Lezhës bën me dije se 21-vjeçari A.S., në bashkëpunim me E.P., i cili është arrestuar nga policia më herët, dyshohet se kanë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim në pronësi të L.Gj., një sasi lëndë plasëse.

Shpërthimi shkaktoi vetëm dëme materiale.

Ndërkohë në drejtimin e Prokurorisë, vijon ende zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Sakaq materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Lezhë/Informacion

Vijon operacioni policor i koduar “Eksplozivi”.

Shkon në 2 numri i të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.

Kapet dhe ndalohet 21-vjeçari, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

Më parë është vënë në pranga autori tjetër i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, pas një pune profesionale hetimore, bënë të mundur identifikimin e një tjetër shtetasi të dyshuar për vendosjen e eksplozivit në një objekt në ndërtim në Shëngjin, më datë 19.11.2020.

Si rezultat i provave të grumbulluara, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin E. P. (i ndaluar gjatë operacionit “Eksplozivi”, në dhjetor 2020), më datë 19.11.2020, në Shëngjin, Lezhë, dyshohet të ketë vendosur në një nga kolonat e një objekti në ndërtim, në pronësi të shtetasit L. Gj., një sasi lënde plasëse, nga shpërthimi i së cilës u shkaktuan vetëm dëme materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!